Destinacione turistike

Me Tragetin "Alpin" nis udhëtimi drejt Alpeve.

/ /

Me zbritjen nga Trageti "Alpin" nis aventura juaj drejt Alpeve dhe Bjeshkëve të Shqipërisë.
-  Lugina e mrekullueshme e Valbonës, që të çon në Valbonë, është zgjedhja më e njohur për turistët, por jo e vetmja.
-  Zona e Nikaj-Mërturit është një bukuri e rrallë e natyrës dhe prej aty shkohet në Bjeshkët e Currajt të Epërm.
-  Lugina e Çeremit është një përvojë unike që të çon drejt Bjeshkëve të Tropojës.
-  E gjithë zona e Tropojës rrethohet nga maja mbi 2000 metra të larta, me rrepira gëlqerore, që dhurojnë një përvojë fantastike për amatorët dhe profesionistët e skive.
-  Alpet janë vendi i duhur për ata që ushtrojnë sportin e gjuetisë. Larmia e madhe e kafshëve dhe e shpendëve të egra do t´ju bëjë të ikni me kokën mbrapa, nga dëshira për t´u kthyer sërish. Ndoshta do të gjeni edhe ariun e murrmë, një specie e rrallë dhe madhështore.
-  Për të apasionuarit e speleologjisë, zona e Alpeve, kryesisht ajo e Nikaj-Mërturit është një thesar. Disa nga shpellat e zbuluara janë në hartën e agjensive turistike.
-  Zona e Alpeve ofron mundësi të shkëlqyera për ekspeditat rinore në verë dhe në dimër, dukë i shndërruar ato në përvoja të paharrueshme!


"Alpin" ju fton të ndjeheni zanë ose një kreshnik i maleve!

Video Prezantuese